Angel Di Maria mendon se Edinson Cavani është një nga sulmuesit më të mirë në planet
Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria mendon se Edinson Cavani është një nga sulmuesit më të mirë në planet pas paraqitjeve të treguara në sezonin e kaluar.
“Edi është një lojtar mbresëlënës. Lëvizja e Cavanit është e mrekullueshme, ai e di se si të lirohet nga mbrojtësit dhe ai gjithnjë gjendet në vendin e duhur në zonë. Ai gjithmonë përpiqet të parashikojë se çfarë do të bëjë mborjtësi”, ka deklarua ai.
“Ai ka pasur një sezon të pabesueshëm, ai ka vuajtur deri ka dal në qendër të sulmit dhe tregoi se ai është një nga sulmuesit më të mirë të planetit”, ka theksuar ish ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit.