Parlamenti Evropian kërkoi sot ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian nëse reforma kushtetuese, që do t’i japë më shumë pushtet presidentit Recep Tayyip Erdogan, do të zbatohet.

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit evropian i kërkoi Bashkimit Evropian dhe 28 shteteve anëtare të ndërpresin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Turqinë për një kohë të shkurtër nëse reforma kushtetuese do të zbatohej.

Kjo reformë, miratuar gjatë referendumit të 16 prillit, do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale në Turqi parashikuar më 3 nëntor 2019.

Ajo parashikon heqjen e funksioneve nga kryeministri në përfitim të një hiperpresideniti që do të mund të marrë dekretet dhe do të ketë pushtet mbi pushtetin gjyqësor.

Një reformë e nevojshme për të garantuar stabilitetin e vendit sipas maxhorancës, por kritikuar ashpër nga opozita që shikon një devijim autoritar të Erdogan.

Deputetët evropianë janë të shqetësuar nga regresi i Turqisë përsa i përket shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit, nënvizoi Parlamenti Evropian në një komunikatë.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe evropianëve janë tendosur pas ndalimit të bërë për disa ministra turq të bënin fushatë në Evropë në favor të referendumit.

Evropianë shfaqën gjithashtu shumë rezerva për pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 që çoi në dënime masive.

Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë ndërmarrë që prej vitit 2005 negociatat përanëtarës, por ato janë të bllokuara.