Bashkimi Evropian edhe formalisht sot i ka zgjatur sanksionet e saj ekonomike ndaj Rusisë, përmes një vendimi shumë të pritur që do t’i mbajë kufizimet e saj ndaj biznesit me energjinë, mbrojtjen dhe sektorët financiarë të Rusisë deri më 31 janar 2018.

Sanksionet u patën vendosur në korrik të vitit 2014, pas Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës dhe Moska ofroi mbrojtjen e saj të drejtpërdrejt për separatistët  në lindje të Ukrainës. Moska e mohon përfshirjen e drejtpërdrejt në konflikt, përkundër pohimeve të NATO-s se trupat ruse po i përkrahin rebelët atje, transmeton Express.

Liderët e BE-së u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve gjatë samitit të tyre në Bruksel javën e kaluar, pasi Franca dhe Gjermania thanë se nuk është bërë përparim në përpjekjet për të negociuar një konflikt në lindje të Ukrainës, në të cilin janë vrarë më shumë se 10 mijë persona që nga prilli i vitit 2014.