​Bayern Munic ka kërcënuar të gjitha skuadra që janë të interesuara për Robert Lewandowskin

Skuadra gjermane përmes një njoftimi zyrtar,  jua ka bërë të qartë të gjitha skuadrave që interesohen për Robert Lewandowskin se ai nuk është në shitje.

Për më shumë, Bayern kërcënon se do të marr masa me ato skuadra që do të provojnë të flasin me lojtarin ose agjentin e tij.

“Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bayern, të cilën e ka rinovuar së fundmi. Nuk kemi bisedime me ekipe të tjera dhe nuk do të ketë.

Nëse një ekip bisedon me lojtarë nën kontratë pa lejen e klubit, atëherë gjobitet nga FIFA. Edhe agjenti i tij na ka siguruar se nuk ka biseduar me asnjë klub”, thuhet në komunikatën e Bayernit.

Kjo deklaratë e Bayernit ka ardhur pas lajmeve të fundit, ku thuhet se dy skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester United po interesohen për Lewandowskin.