Martesa e merkatos mes Juventus dhe Douglas Costa nuk po realizohet. Të paktën, nuk po realizohet në kushtet e preferuara nga bardhezinjtë.

Për mesfushorin brazilian, që e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Juventus, Bayern Munich pretendon 50 milionë euro, jo më pak.

Oferta e Juventus ka shkuar në 40 milionë euro dhe vështirë se do të rritet për të mbuluar diferencën mes palëve. Kjo vjen pavarësisht nga dëshira e futbollistit.

Takimi mes Juventus dhe Bayern Munich për të kërkuar një zgjidhje për këtë intrigë të merkatos nuk ka sjellë asnjë përfundim, përkundrazi.

Ashtu si konfirmon gazeta “Kicker”, klubi bavarez ka ritheksuar pozicionin me kërkesën prej 50 milionë eurosh për të lënë të lirë futbollistin e Ancelotti, pavarësisht se futbollisti dëshiron të luajë në Torino, sipas marrëveshjes që kishte arritur më parë me bardhezinjtë, për një kontratë deri në vitin 2020. Juve ofron deri në 40 milionë.