Baton Haxhiu, gazetari që gjithmonë di më shumë se të tjerët për ngjarjet politike, planet e marrëveshjet, në emisionin Komiteti, është shprehur i bindur se tashmë Ramush Haradinaj ka siguruar numrat për krijimin e Qeverisë.
Haxhiu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe numrat që arriti të siguroi koalicioni PDK-AAK-Nisma, përkundër se pritjet ishin më të mëdha.
Ndërsa, edhe përkundër që Vetëvendosje po qëndron në gjendje gatitshmërie për të marrë mandatin për formim të qeverisë, duke parashikuar se PAN nuk do të arrijë t’i ketë numrat, Haxhiu thotë se është çështje kohe zgjedhja e Haradinajt kryeministër.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: