Pas suksesit që arriti me këngën solo ‘Pse po ma lun lojën’, Capital T projektin e radhës e ka në furrë, por është bashkëpunim.
Bëhet fjalë për Mixey me të cilin i ka bashkuar forcat për ta sjellë këngën hit të kësaj vere, shkruan lajmi.net
Ky projekt muzikor vjen krejt ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim në realizimet e mëparshme të reperit i cili këtë herë ka zgjedhur që tradicionalen ta kthej në moderne.
Nga fotot e publikuara në Instagram shihet që do të jetë me të vërtetë diçka e veçantë ndërsa deri në publikimin e saj janë tingujt e këngës paraprake të cilët po i dëgjojmë kudo.
Kujtojmë se bashkëpunëtori i tij në këtë projekt, Mixey, gjithashtu mori pjesë në një projekt të suksesshëm si mysafir në këngën ‘Lova’ bashkëpunim ky me Granit Dergutit dhe Xhensila Myrtezajt.