Lideri i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Top Story’, tha se ai është i vetmi politikan që ka një plan të qartë ekonomik për shqiptarët.
Ndërsa theksoi se ndryshe nga politikanët e tjerë, ai nuk është bërë asnjëherë pengesë për investimet në vend.
‘Të gjitha investimet qe po mbaron Erion Veliaj janë projektuar dhe gjetur financime nga unë. Edhe paratë e Sheshit Skenderbej i kam gjetur unë. I kam gjetur unë investimet kur Rama ishte kryetar bashkie dhe unë Ministër i Jashtëm.
Gjeta fondet për pazarin e ri që u bë. Unë nuk kam premtime por një plan ekonomik. Gjeta fondet për bulevardin e ri me të cilat ai po ndërtohet. Që fëmijët të jenë në shkollë vetëm paradite dhe pastaj rrugëve është jo vetëm investim për femijët por edhe investim ekonomik
Gjithçka është pjesë e një plani të përllogaritur mirë edhe me kosto. Investime tek fëmijët sot është investimi më i mirë për ekonomi të fortë’’, deklaroi Basha.