Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas nisjes së procesit të numërimit, nga ku deri në këto momente PS është në avantazh.

Bëhet e ditur se Basha u ka drejtuar një mesazh numëruesve dhe komisionerëve të PD-së, duke i inkurajuar të vazhdojnë punën dhe të mos lejojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Mesazh i kryetarit të PD Lulzim Basha për numëruesit dhe komisionarët
Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajës politike dhe qytetare. Lulzim Basha.