Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar në emisionin ‘Arena’ se kjo është hera e fundit që një kryetar zgjedh kandidatët për deputetë.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme, kandidatët do të zgjidhen nga qytetarët shqiptarë dhe jo më siç është bërë në gjithë këto vite, ku është kryetari ai që vendos.

‘Unë e mora vendimin e zgjedhjes së kandidatëve në rrethana të caktuara por kjo është hera e fundit që ndodh. Unë do ta ndryshoj një herë e përgjithmonë këtë gjë.

Vendimi që mora ishte i vështirë, por kjo është hera e fundit që një kryetar zgjedh deputetët’, tha Basha.

Comments are closed.