Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës. Ai e përqendroi fjalimin e tij tek plani ekonomik i Partisë Demokratike për ekonomi të fortë.

Basha e cilësoi 25 qershorin si bast për jetën e shqiptarëve, ndërsa thirrjen e veçantë për viotuesit e pavendosur.

Basha: 25 qershori është basti për jetën tuaj, familjen tuaj. Jo kuq apo blu, por basti është edhe për ju votues të pavendosur. Mijëra votues të heshtur që do të votojnë për të vetmin plan ekonomik, për të vetmen rrugë, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurt.

Por edhe ju që akoma nuk e keni ndarë mendjen dhe që mund të jeni hutuar nga propaganda e shfrenuar e mashtruesit që e solli Shqipërinë në këtë ditë; ka vetëm një çështje më 25 qershor, votoni vetëm për një çështje, për ekonominë, për ekonominë, për ekonominë, votoni për Republikën e re, republikën e korçarëve.

Do të jetë republika e mundësive të vërteta, ndryshimi i vërtetë që kemi pritur dhe merituar për 27 vite. Votoni, votoni, ndryshimi nuk vjen pa votuar. Mbushni qendrat e votimit ditën e diel, merrni miqtë tuaj, rini merrni prindërit dhe mos i lini pa votuar. Të papunë, ndëshkoni republikën e vjetër. Ndëshkoni të gjithë. Unë jam gati! A jeni gati? Korça është gati. Zoti e bekoftë fitoren tonë më 25 qershor.

Demokratët para fitores në Korçë. Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt. Fitore✌ #Voto6

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 22. Juni 2017