Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar nga Durrësi se i vetmi koalicion që mund ti kthejë dinjitetin vendin është ai i Partisë Demokratike me Republikën e Re.

Basha tha gjithashtu se gjatë këtyre 4 viteve rama dhe qeveria e tij vetëm boshatisën xhepat e shqiptarëve.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët.

Pas 4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh.

Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë.

Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re”, deklaroi Bashan ë mitingun përmbyllës së fushatës së PD-së në Durrës.