Nga mëngjesi i ditës së sotme, pishina e Gërmisë, ka hapur dyert për vizitorët e saj.
Pishina posedon të gjitha kushtet elementare që adhuruesit e ujit të kalojnë kohë në të, njofton Klan Kosova.
E qytetarët nuk shohin dallim nga viti i kaluar, veç se kanë një kërkesë specifike.
Ajo lidhet me çmimet e biletave.
Çmimin e hyrjes një euro për fëmijë e dy për të rritur, sipas vizitorëve është i lartë.
Kjo pishinë e cila është e vetmja në kryeqytet, do të mund të shfrytëzohet nga qytetarët për freskim nga 26 Qershori deri me 31 Gusht, prej orës 10 deri në ora 18.