Banorët e lagjes Butel protestojnë kundër zgjerimit të bulevardit “ Hristijan Todorovski Karposh” pasi ndërtimi i tij uzurpon parkingun privat dhe hapësirën përpara banesave të tyre. Banorët thonë se për ndërtimin e bulevardit nuk janë konsultuar e as njoftuar nga bartësi i projektit, përkatësisht Qyteti i Shkupit. Banorët përmes protestave thanë se do të pengojnë lejojnë realizimin e punimeve.
Nuk jemi fare të informuar për ndërtimin e bulevardit, uzurpimi dhe konfiskimi I një pjesë të rrugës dhe parkingut tonë. Vendosja e murit dy metra afër hyrjes tonë e cila është kundër ligjit për vendbanime, dhe mos neglizhenca e komunës që të paktën të na informon se kjo gjë do të ndodhë- tha Muzafere Sinani, banore e Butelit.
Ne apelojmë deri te të gjitha institucionet kompetente të vijnë dhe të na shpjegojmë se çfarë ndodh me fëmijët tanë. Ne jemi të brengosur se çfarë do të ndodhë. Ne kërkojmë edhe nga Qyteti I Shkupit edhe nga Komuna e Butelit të vijnë dhe të na tregojnë dokument se çfarë po ndërtohet këtu– tha Shuajb Sulejmanoski, banor I Butelit.
Këtu ka 1000 njerëz të cilët gjithë jetën e tyre kanë punuar për të blerë këtë banesë, nesër do ndodh që fëmijët tanë të dalin nga hyrja e banesës direkt në bulevard, fëmijëve tanë do ju rrezikohet jeta, nuk do mund të shkojnë në shkollë dhe të vijnë nga shkolla të sigurt- tha Stevçe Sokollovski, banor i Butelit.
Ata kanë firmosur edhe peticionin drejtuar Qytetit të Shkupit, përmes të cilit kërkojnë që punimet të ndërpriten. Të kontaktuar nga Alsat nga Qyteti i Shkupit kanë theksuar ndërtimet zhvillohen në përputhje me ligjin, ndërsa plani urbanistik zbatohet nga Komuna e Butelit./Alsat-M