Bananet janë fruta që vazhdimisht gjenden në dietën dhe kuzhinën tonë. Megjithatë, shumë njerëz nuk i dinë përfitimet që bananet mund t’i sjellin.
Bananet ofrojnë një rritje të menjëhershme të energjisë për shkak se kanë sasi të mëdha të fibrave. Për më tepër, bananet mund të ndihmojnë në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Ka raste kur bananet janë më të mira se ilaçet – si këto 5 raste më poshtë:
1. Shtypja e gjakut
Për të rregulluar shtypjen e gjakut, është mirë që të shtoni banane në dietën tuaj dhe të mos harroni që të hani banane çdo ditë. Është shumë e rëndësishme që të hani banane në mëngjes. Bananet kanë shumë kalium dhe kjo ju ndihmon në shtypjen e gjakut, transmeton Gazeta Express.
2. Stresi
Çfarë ka shumë ndikim në shëndetin tonë të përgjithshëm është sëmundja e gjeneratës moderne – stresi. Stresi shpejton metabolizmin tuaj, dhe me këtë, ulë kaliumin në trup. Pasi bananet kanë kalium, ato ndihmojnë në normalizimin e rrahjeve të zemrës. Gjithashtu, bananet mund të rregullojnë balancin e ujit në trupin tuaj dhe të dërgojnë oksigjen në tru.
3. Kapsllëku dhe fryrja
Bananet kanë pectin. Pectini mund të stimulojë eliminimin e helmeve dhe të forcojë zorrët. Kështu, bananet kanë veti probiotike, duke larguar tensionin në zorrë që zakonisht shkaktohet nga kapsllëku, duke ulur edhe fryrjen.
4. Sindromi para-menstrual
Thuhet se vitamina B mund t’ju ndihmojë gjatë menstruacioneve. Bananet kanë sasi të madhe të vitaminës B6, që mund të ketë një efekt pozitiv në glukozën e gjakut.
Për më tepër, bananet ndihmojnë në akumulimin e ujit në trup dhe mund të reduktojnë dhimbjet në abdomenin tuaj. Këto arsye janë të mjaftueshme që të filloni të hani banane çdo ditë.
5. Depresioni
Nëse dëshironi të përmirësoni humorin e gjitha çfarë duhet të bëni është të hani banane. Pse? Sepse bananet kanë triptofan në formën e serotoninit i cili është i njohur si “hormoni i lumturisë”. Kështu herën tjetër që ndjeheni në depresion, mos hezitoni të hani banane.