Carlos Bacca i ka idetë e qarta se ku do të transferohet nëse largohet nga Milani. Kolumbiani dëshiron të rikthehet në Spanjë, te skuadra e Sevillas, tek e cila arriti të bëjë emër në futbollit europian.

Bacca u transferua në Milano në vitin 2015 nga Sevilla. Kolumbiani ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2020, por në “San Siro” ai duket i parëndësishëm.

Kështu, e ardhmja e ish-sulmuesit të Club Brugge dhe Atletico Junior pritet të vendoset shumë shpejt.