Babai i një vajze 12 vjeçe në Fier është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit me akuzën se ka kryer vepra të turpshme ndaj saj.
D.M., 41 vjeç, dyshohet, se në datën 28 qershor 2017, në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.