Gianluigi Donnarumma është përfolur shumë në Itali dhe shumicën e Evropës gjatë javës së kaluar si rezultat i vendimit të tij për të refuzuar një kontratë me Milanin dhe prindërit e tij shpresojnë se fokusi në të ardhmen e tij nuk do të zgjasë shumë.

Babai i portierit Alfonso Donnarumma ka shpjeguar se dëshira e tij e vetme për të birin e tij është që ai të jetë i kënaqur.

“Ne shpresojmë që trajtimi i mediave që e rrethojnë këtë çështje do të përfundojnë së shpejti,” tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Si prindër, ne kurrë nuk duam të kushtëzojmë vendimet e tij. Ne duam vetëm më të mirën për të dhe për të që të jemi të lumtur”, tha babi i tij.

Vincenzo Montella, trajneri i ekipit, gjithashtu u takua me babanë e 18-vjeçarit këtë javë, një diskutim i cili mund të ketë ndihmuar të bindë familjen dhe lojtarin të qëndrojë në Milano për sezonin 2017/18.

Comments are closed.