Një avion luftarak i NATO-s është përpjekur t’i afrohet me shpejtësi avionit të ministrit rus të mbrojtjes mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, raporton televizioni rus “RT”.
Aeroplani i NATO-s mësohet se është larguar nga një tjetër avion luftarak rus që shoqëronte ministrit, sipas gazetarëve që ishin në bord.
Lajmi u bë publik mëngjesin e sotëm nga mediat ruse, shkruan syri.net. Mësohet se aeroplani i ministrit rus ishte rrugës për në qytetin e Kaliningradit, një eklave perëndimore midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik.
Ministri i mbrojtjes Sergey Shoigu kishte planifikuar të diskutonte ditën e sotme në Kalinigrad çështjet e sigurisë me zyrtarët e mbrojtjes, shkruan televizioni rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se nuk ka informacione tw konfirmuara për incidentin.
“Është më mirë të pyesim Ministrinë e Mbrojtjes sapo të kthehet” u tha Peskov gazetarëve rus.
Nëse është i vërtetë ky do të ishte një nga incidentet më të rënda të kohëve të fundit, mes Amerikës dhe Rusisë. .