Të paktën katër turistë janë plagosur, pasi një autobus i hapur është përplasur me një urë në Paris.

Shërbimet e emergjencës kanë mbyllur një pjesë të rrugës nën Pont Alexandre III.

Njëri prej turistëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Një autobus turistik me dy kate nga kompania e udhëtimit ‘Cars Rouges’ ka goditur urën Alexandre III në zemër të Parisit rreth orës 12:30 të kohës lokale, raporton “The Independent”.

Një burim i policisë tha se të paktën 18 persona ishin të “pranishëm” në aksident.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, shoferi i autobusit u përpoq të hynte në tunelin poshtë urës, e cili është i ndaluar për automjetet më të larta se 2.70 metra.