Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të pranojë ofertën e skuadrës kineze Tianjin Quanjian
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet gjatë kësaj vere nga Bundesliga.
Ai kërkohej nga dy skuadrat angleze Chelsea dhe Liverpool, por sipas Daily Mail i ka refuzuar këto dy skuadra.
Aubameyang kishte pritur ofertë nga Real Madrid, por që skuadra spanjolle nuk po interesohet fare për të.
Sulmuesi i Gabonit tashmë ka vendosur të transferohet në Kinë dhe thuhet se është shumë pranë skuadrës së Tianjin Quanjian.
Te skuadra e re Aubameyang do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, ku do të përfitojë nga 30 milionë euro në sezon.