Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i ka konfirmuar bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin.

Pasi që Manchester United e liroi sulmuesin, suedezi është i lidhur me një kalim te Atletico Madrid.

Cerezo i ka konfirmuar bisedimet me familjarët e lojtarit.

“Ndoshta ne biseduam me familjen e tij, por jo me të. Jemi në një vijë tjetër”, ka thënë Cerezo.

Ibrahimovic është duke u rehabilituar nga lëndimi në gju. Ai është i lidhur edhe me një kalim në SHBA.

T mobile In article [4]