Dy vëllezër 49 dhe 60 vjeç në Elbasan, teksa ishin duke punuar në punishte, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur ndërsa ishin duke punuar. Fatmirësisht ata nuk janë prekur nga plumbat, por janë lënduar duke u përplasur me objektet brenda punishtes kur vraponin për t’u shpëtuar plumbave.

Policia e Elbasanit njoftoi:

Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës  ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasit G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan,  (vëllezër), të cilët  janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

T mobile In article [4]

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se  persona të  paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për t’i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes

Grupi hetimor vijon  hetimet për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.