Presidenti sirian, Bachar al-Assad zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në bazën ushtarake ruse të Hmeimimit, në perëndim të Sirisë, njoftoi presidenca në rrjetin social Telegram dhe Twitter.

Kjo ish-bazë e ushtrisë ajrore siriane, që ndodhet në jug të qytetit bregdetar të Lattakias iu është dhënë ushtarëve rusë në fillim të ndërhyrjes në Siri, më 30 shtator 2015.

Assad inspektoi tanket dhe automjetet e blinduara dhe diskutoi me oficerët rusë.

Në një video, Assad shihet me kostum dhe kravatë të errët në vendin e pilotit në një avion, tip ”Sukhoi 35”.

Ndërhyrja ruse në Siri përkrah regjimit ka ndryshuar planet në këtë vend të shkatërruar nga një luftë civile që ka shkaktuar më shumë se 320 000 të vdekur në gjashtë vje.