Ndodh që me një mik për shembull, të hani ushqimin e njëjtë, të keni punën e njëjtë dhe madje edhe të bëni palestër së bashku.

Por, ndryshe nga miku juaj, ju nuk po mund të humbni peshë. Pse ndodh kjo? Ku është problemi që nuk po mund të humbni peshë?

Siç vuri në dukje Washington Post këtë javë, çelësi për t’u dukur dhe ndjerë mirë është gjumi. Hulumtime të ndryshme tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm mund të çojë në shtim të peshës, që shpesh është i lidhur edhe me depresion dhe humbje të densitetit të eshtrave, transmeton Gazeta Express.

Gjatë gjumit të thellë, muskujt e trupit riparohen, duke riparuar edhe indet e ‘thyera’. Pa këtë proces, ju vetëm ushtroni palidhje dhe ushqeni një “makinë me të meta”.

“Shumë njerëz mendojnë se muskujt ndërtohen në palestër, por në fakt ata krijohen gjatë gjumit”, tha Chirijeec Sawhney, një trajner personal dhe menaxher fitnesi për Post. “Riparimi i indit të thyer është momenti kur ju bëheni më të fuqishëm”, tha Sawhney.

Nëse fakti se gjumi e bënë fitnesin tuaj fizik më të arritshëm nuk është i mjaftueshëm, konsideroni përfitimet e tjera të mëdha nga gjumi: Kualiteti i mirë i gjumit mund t’ju bëjë edhe më të mirë në punë. Mund t’jua zgjasë edhe jetën.

Është koha që të bëni gjumë të mjaftueshëm, nuk keni asgjë për të humbur – përveç disa kg shtesë.