Ditët e sotme duket se ka pasur shumë raste kur prindërit kanë harruar fëmijët e tyre në veturë, dhe pasojat kanë qenë fatale.

Edhe pse duket disi e papranueshme apo e jo reale, në të vërtetë janë marrë jetë foshnjash. Sigurisht që asnjë prind nuk do t’i bënte keq fëmijës së tij në mënyrë të qëllimshme, por mund ta themi këtë për atë të paqëllimshme?

Si mundet një prind të harrojë fëmijën në veturë?

Kjo ndodh për shkak të disa mekanizmave të trurit që quhen edhe “kujtesa false”, dhe prindërit që i harrojnë fëmijët në makinë nuk e bëjnë në mënyrë të vetëdijshme, ata janë të bindur se e kanë çuar atë në kopsht apo diku tjetër ashtu si gjithmonë.

Një pjesë e trurit në fakt është në mënyrë automatike jo e përgjegjshme rreth asaj që është duke ndodhur. Në fakt truri e njeh rrugën dhe në mënyrë automatike na çon në vendin ku do të shkojmë.

Kjo ndodh gjatë disa situatave të veçanta, dhe kryesisht pas një ditë stresuese, dhe kështu truri nuk mund të veprojë në mënyrën e duhur në lidhje me atë situatë.

Pra ai është si një makineri që jo gjithmonë funksionon në mënyrën e duhur.

Mund të ndodhë që diçka të prishë rutinën e asaj që është duke ndodhur dhe prindi të mendojë se në të vërtetë e ka çuar fëmijën në drejtimin e duhur.

Truri krijon një kujtim fals

Nëse flasim për harresë nuk kemi përdorur shprehjen e duhur, pasi prindi në të vërtetë është i bindur që e ka çuar fëmijën atje ku duhej.

Për të evituar këto tragjedi, mund të përdorni një metodë të thjeshtë. Vendosni çantën pranë karriges për fëmijës dhe kështu do të parandaloni kujtesën false.

Gjithashtu mund të vendosni alarmues që jua kujtojnë që fëmija ndodhet ende në veturë.

Pra duhet të përdorni një instrument që do t’ju kujtojë që fëmija juaj ndodhet ende në veturë.

Loading...