Arsenal refuzon ofertën e Juvetnusin për Wojciech Szczesnyn

 Tabloidi britanik, The Sun, ka zbuluar se Arsenal refuzon ofertën e Juvetnusin për portierin polak, Wojciech Szczesnyn

Kampioni i Italisë ka ofruar 4 milion funte, por kjo ofertë është refuzuar nga ekipi londinez, përcjell Express

Szczesny, i cili ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, po vlerësohet 13 milionë funte nga Arsenali.

Reprezentuesi i Polonisë, i cili shihet si paraardhës i Gianluigi Buffon,  në dy sezonet e fundit ishte i huazuar te skuadra e Romës.