Ka arritur në 148 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes dhe përfshirjes nga zjarri të një cisterne me naftë në Pakistan, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Sipas autoriteteve, bilanci i viktimave është rritur pas humbjes së jetës edhe të 26 personave të tjerë që u plagosën rëndë gjatë aksidentit në qytetin Bahavalpur.

Siç njoftohet, 51 persona të plagosur gjenden në spital për trajtim, prej të cilëve 40 janë në gjendje të rëndë, ndërsa vazhdojnë shqetësimet për rritje të mëtutjeshme të numrit të viktimave.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin pas plasjes së një gome të cisternës.

Shumë njerëz nga fshatrat përreth, që kishin shkuar drejt vendit të aksidentit për të marrë nga nafta që rridhte nga cisterna e përmbysur, kanë ngelur mes zjarrit.

T mobile In article [4]

Dëshmitarët okularë pohojnë se cisterna është përfshirë nga zjarri pasi njëri nga fshatarët kishte ndezur cigare.

Cisterna po transportonte rreth 25 mijë litra naftë dhe po shkonte nga Karaçi drejt qytetit Lahore.