Futbollisti i Bayern Munchen, Kingsley Coman, është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Sephora Coman.

Policia ka arrestuar francezin me akuzë për dhunë në familje, ndërsa Sephora ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra. Kujtojmë se Kingsley më pas është lënë i lirë pasi gjyqi për të do zhvillohet në shtator, raporton “L’Equipe”.

Ish-lojtari i Juventusit la për të dëshiruar këtë sezon me Bayern Munchen dhe fatkeqësisht për të, pas problemeve me jetën profesionale, tani do t’i duhet të përballet edhe me proceset gjyqësore.