BBC ka njoftuar se personi i cili kishte vënë në rrezik jetën e një fëmije, nuk ishte babai por një i afërm i fëmijës.
Një i afërm i foshnjës ka kërkuar nga gjykata që ta falin atë, pasi, sipas tij, ai kishte qenë “thjesht duke luajtur me djalin”, transmeton Koha.net.
Megjithatë, gjykata ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e personit dhe të vazhdojë me vendimin e tyre me 2 vjet burgim.
Algjerianët nëpër rrjete sociale kanë kërkuar dënimin e këtij personi pasi ky konsiderohet abuzim.
BBC raporton se jo qëllimisht ka raportuar se personi që ka kryer këtë akt ishte babai, por që ato ishin informacionet e para që kishin siguruar.
Gjykata në Algjeri, ka dënuar me 2 vjet burg personin, i cili kishte varur foshnjën në një dritare për të marrë “like” në rrjetin social Facebook.
Ai u konsiderua se ka abuzuar me beben, pasi ka postuar në Facebook këtë fotografi me mbishkrimin “1 mijë likes ose do ta gjuaj”, e këtë e bëri vetëm për argëtim, shkruan BBC.
Ky person u akuzua edhe për rrezikimin e jetës së foshnjës.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një banesë në Algjeri, nga kati i 15-të, ndërsa emri i personit në fjalë nuk është bërë i ditur nga autoritetet.