Mediat e huaja kanë bërë të ditur që policia britanike ka arrestuar një person pasi që i kishte abuzuar verbalisht oficerët policorë jashtë parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u arrestua për prishje të rendit publik dhe po mbahet  nën Aktin e Shëndetit Mendor.

Incidenti ndodhi pak pas ores 12 të mesditës, këtë të enjte.