Një ish-avokate meksikane është arrestuar në kufi në Kaliforni. Ajo akuzohet për punë me kartelin Sinaloa të dreogës, shefi i të cilit, Joaquin “El Chapo” Guzman, është ekstraduar në SHBA në janarin e këtij viti.

Lucero Guadalupe Sanchez, ish-përfaqësuese në legjislaturën e Sinaloas, është akuzuar nga gjykata federale në San Diego për shpërndarje të kokainës në SHBA në mes të janarit të vitit 2013 dhe janarit të vitit 2017.

Ajo e cila është e dashura e Guzman u kap në tentim për të hyrë në Sand Diego nga Tijuana në Meksikë.

Guzman po mbahet në burg në Meksikë.