Dy persona që merreshin me shpërndarje droge në Fier, janë arrestuar në një operacion anti-drogë të policisë, ku janë sekuestruar 700 kg heroinë.

Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero” dhe Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, janë vënë në pranga, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Aksioni

Operacioni i koduar “Bjondi” u zhvillua me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej 3 muajësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar ”Bjondi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier.

2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për  veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 dhe 283/a të Kodit Penal.