Gjashtë anëtarë të dyshuar të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan sot në Spanjë, Britani të Madhe dhe Gjermani, në kuadër të një hetimi spanjoll ndaj individëve që kërkojnë rekrutimin e luftëtarëve në emër të Shtetit Islamik, njoftoi Madridi.

“Operacioni i djeshëm mundësoi arrestimin e anëtarëve të këtij grupi me bazë në Palma de Majorka, ku kreu i këtij rrjeti ishte një “imam salafist” i cili u arrestua në Britaninë e Madhe”, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.

Besimtari i moshës 44 vjeç, objekt i një mandat arresti evropian u arrestua në Birmingham (perëndim të Anglisë), një nga strehat kryesore të islamikëve britanikë, njoftoi policia lokale në një deklaratë.

Hetimi kishte nisur në 2015 pas zbulimit në internet të një video për rrugëtimin e një të riu mysliman që jetonte në Spanjë ku përshkruhet indoktrinimi i tij, deri në momentin e nisjes drejt Sirisë.