Dy shkodranë janë arrestuar nga policia sepse dispononin pistoleta. Ata janë: Afrin Daku, 50 vjeç nga fshati Dobraç dhe Anton Plepi, 21 vjeç nga fshati Bardhaj.

Policia e Shkodrës njoftoi se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, në akset rrugore apo në banesa të dyshuara, gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan dhe u goditën 2 raste të “Armëmbajtjes pa leje”.

Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë shtetasit Afrim Daku, 50 vjeç, banues në fshatin  Dobraç në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte,  iu gjet një armë zjarri  Pistoletë “SIG SAVER P250”,  me krehër me fishekë.

PO ashtu u arrestua Anton Plepi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet një pistoletë “Zastava”.

Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.