Nëntori”, kënga pjesëmarrëse në Këngën Magjike, jo vetëm që nuk rezultoi si një muaj “i mallkuar” për Arilenën, por përkundrazi ka qenë një bekim për të. Dhe jo vetëm për muajin në të cilin u ngjiz kënga, por edhe për të gjithë të tjerët që erdhën pas tij.

Remix-i i “Nëntori”, i punuar nga Besmir Bajgora, është një variant që po dëgjohet në shumë vende të botës. E nisi me Rusinë, ku kënga arriti të jetë më e kërkuara në Shazam dhe e vazhdoi më tej me Rumaninë e në shumë vende të tjera të Europës.

Ky sukses i këngës jashtë kufijve nuk ka të ndalur. Së fundi, Arilena është renditur në krye të këngëve më të kërkuara edhe në Greqi.

T mobile In article [4] Laor

Këngëtarja e ka postuar lajmin në Instagramin e saj duke u shprehur e lumtur për suksesin e radhës. Shumë prej fansave dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në shtetin fqinj e kanë konfirmuar faktin që “Nëntori” i Arilenës dëgjohet gjithkund, në club-e, në plazh, në bare e kudo.