I dashur Doktor Berisha,

Ne te dy kemi kohe qe as takohemi e as komunikojme me. Kemi shtrenguar duart shkurtazi vetem ne Protesten e 18 shkurtit, ku ishim ulur se bashku kembekryq ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, perballe Kryeministrise. Dikur kemi qene shume me ndryshe. Sidomos nga viti 1997 e deri ne vitin 2009, kemi patur takime te rregullta dhe bashkepunim shume korrekt e respektues ndaj njeri-tjetrit. Mua me pelqente te mendoja se ishim miq asokohe, per shkak se ti ishe shume mikprites dhe mireprites ndaj meje. Ndonese kemi qe ne vitin 2009 qe as takohemi e as komunikojme me bashke, une mendoj e besoj se ky eshte nje moment dramatik per zhvillimet brenda PD dhe Koalicionit Opozitar, ndaj me mire se ty askush nuk mund ta kuptoje kete shqetesim te sinqerte e te dlire qe une kam. Jam larguar nga PD duke hequr dore nga anetaresia ime gati 20 vjecare aty, sepse nuk e mbeshteta e as e pertypa dot kurre Koalicionin e ri qeverises qe u krijua mes PD dhe LSI. E megjithate, zemra dhe mendja ime kane qene ngahera te kthyera kah PD. Kam qene aty qe femije. Ishte 16 vjetori im, ne ate 11 dhjetor te vitit 1990, kur themelohej Partia Demokratike. Ne dt 23 shkurt 1991, jam anetaresuar ne PD e Vlores, me tej kam themeluar FRPD ne Vlore ku edhe jam zgjedhur Kryetar i ketij Forumi deri ne vitin 1994. Ne vitin 1997, une isha njeri nder kandidatet per deputete te Bashkimit per Demokraci, duke konkuruar ne Vlore, kunder bandave te Zani Caushit me shoke. E kam lene garen ne mes sepse jam kthyer ne Tirane, gjysem i vdekur, i masakruar nga banda e Zani Caushit. Ne si PD kaluam ne Opozite, ne ate vit te mbrapshte ’97, e ne ishim nje grusht me qendrestare qe nuk e braktisem per asnje cast PD. Me kujtohet se dera jote ishte gjithmone e hapur per mua. Nga viti 1997 deri ne 2005, ne beme shume beteja te forta e te veshtira se bashku, nen udheheqjen tende. Ti ishe ngahera nje dashamires i imi dhe veprimtarise sime politike. Nuk mund te harroj sesi ne dhjetorin e vitit 1998, une dhe 120 studente hyme ne nje greve urie epike ne qytetin Studenti, greve kjo e mbyllur me takimin e famshem mes teje dhe Kryeministrit te asaj kohe, Pandeli Majko. Ne vitin 2005 ti hyre ne zyren e Kryeministrit fitimtar. Deri ne vitin 2009, ti me ke pritur mua dashamiresisht edhe ne zyren e Kryeministrit. Por kurre nuk pate nje plan apo projekt per mua dhe kontributet e mia. E kam pranuar kete fakt, e nuk kam ndermend te qaj mbi qumeshtin e derdhur. Sot, Partia jone Demokratike ka nevoje per te gjithe ne, e mbi te gjitha per ty. Ti je i vetmi qe ke autoritetin, historine, mundesine dhe detyrimin per te nderhyre permbi te gjithe e permbi cdo pale. Doktor, duhet nje kohe urtesie dhe nje Keshill te Urtesh, ku te gjitha palet te jene te perfaqesuara dhe te kerkohen zgjidhjet, paqja dhe bashkimi nepermjet vlerave dhe parimeve, pertej cdo interesi, axhende apo egoje. Une vertete nuk jam sot anetar i PD, por me dhemb PD deri ne ashte. Edhe pse jam i lenduar, fyer, shperfillur, nga PD e Sali Berishes dhe nga ajo e Lulzim Bashes, mua me dhemb PD jone e perbashket. Madje nese ka nje perpjekje per ta shpetuar dhe rimekembur PD, une jam i gatshem te rikthehem menjehere ne PD. Thirre Keshillin e te Urteve, Doktor. Kerkoje kohen e urtesise. E atehere le te ribashkohemi te gjithe e te rimoralizojme PD duke i rikthyer pastertine e dhjetorit ’90. Zgjidhje tjeter veshtire se ka. Behu krye i urti yne, qe te mos na shkermoqet PDja jone.

Global