Ndersa pergatitet per rikthimin e tij ne Krye te LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, pedagogu i Fakultetit Ekonomik ne Universitetin Luarasi dhe njekohesisht Presidenti i Akademise per Administrim, Lidership dhe Qeverisje, Arian Galdini ka bere nje thirrje sot ne profilin e tij ne facebook, nepermjet te ciles kerkon qe Opozita te Bashkohet.
Sic duket thirrja e pedagogut Arian Galdini vjen si nje pergjigje ndaj disa tezave te hedhura diten e djeshme nga Besnik Mustafaj, i cili kerkoi haptazi doreheqjen e Lulzim Bashes nga kreu i PD.
Galdini shprehet se: Te vertetat duhen thene. Por jo me mllef, jo per larje hesapesh, jo per hakmarrje e rivendikime. Te vertetat duhen thene, jo per tu ndare, por per tu bashkuar.
Ja edhe mesazhi i plote i Arian Galdinit ne facebook:
Sot eshte nje dite e re. Per te gjithe ata qe i perjetuan keto jave e keta muaj sot vyen te mbivleje dashuria per nje Shqiperi me te bashkuar, me solidare, me te drejte e me te paqte, e sidomos me Opozitare. I kemi dhene Pushtetin paradoksalisht, nje njeriu te vetem, ndaj duhet edhe ti japim tani fuqine tone qytetare nje Opozitarizmi te forte e te paepur. E urryem njeri-tjetrin, e luftuam njeri-tjetrin, e kafshuam dhe cdinjitetezuam njeri-tjetrin per shkak te emocioneve te larta te shpenzuara ne urrejtje dhe zemerate. Sot eshte nje dite e re. Sot emocionet tona vyen te shnderrohen ne emocione shprese dhe dashurie. E di qe keto qe po shkruaj mund te duken patetike e ndoshta edhe idiotike per disa, por une nuk shkruaj per te gjithe, shkruaj vetem per ata qe kane sy te lexojne, veshe te degjojne, deshire te mirekuptojne e mirebesojne dhe mend qe te reflektojne e kuptojne. Dje, pra ne 25 qershor, fitoi Shqiperia e kanabisit, bashkefajesise, kaqolizmit, palacove, batakcinjve, klientelizmit dhe pragmatizmit. Dje fitoi Shqiperia me hile. Dje fitoi Shqiperia e amoralizuar deri ne qilizem. Por kjo pak rendesi ka tashme, pas faktit te kryer. Une besoj se jo cdo e keqe vjen per keq. Une besoj se duhet te behetbme keq, qe te behet me mire. Monteskje thote pak a shume se kur ‘klasat sunduese nuk duan te gjykohen per korrupsionin e tyre nga shoqeria, e shperndajne korrupsionin ne te gjitha shoqerine duke e amoralizuar krejtesisht kete shoqeri, duke e shnderruar korrupsionin dhe amoralizmin ne nje normalitet…’
Pikerisht kjo ka ndodhur me Shqiperine tone. Pikerisht kjo ka ndodhur e kjo mendesi ka fituar e eshte shperblyer ne 25 qershor. Bashkefajesia ka trumfuar.
E megjithate, ne qe ndihemi si qytetare te shpreses, vyen te perpiqemi qe te ushqejme te miren. E keqja nuk mundet me urrejtje e as me zemerate. E keqja mundet me shprese, miresi, dashuri e qellim-mbaresi. Sot eshte nje dite e re. Sot ne mund tia nisim te gjithe bashke nje udhe te re te ushtrimit te dashurise sone, solidaritetit, perbashkimit, drejtesise, paqes dhe qellim-mbaresise. Ne sot duhet ti japim fuqi me shume se kurre Opozitarizmit ne kete vend. Opozita ka nevoje qe te thuhen te vertetat por per tu bashkuar, jo per tu ndare. Thirrja ime eshte e thjesht: Ti japim fuqi qytetare Opozites ne kete vend dhe te punojme per ta mbajtur Opoziten te bashkuar. Une e dua Opoziten te Bashkuar.