Deputeti demokrat Arben Ristani ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një mesazh për të gjithë votuesit në Shqipëri.
Në postimin e tij shkruhet “ai që shet votën, shet edhe motrën”.
Ende nuk dihet nëse Ristani ka qenë esëll kur ka shpërndarë këtë postim apo kishte rakëllyer ndonjë gotë raki.
Ristani renditet i katërti në listë për qarkun e Vlorës dhe tashmë shanset që ai të zgjidhet deputet janë thuajse minimale.
Rezultatet e deri tanishme flasin për 56.347 vota të fituara dhe 19.691 vota të fituara nga Partia Demokratike.
Lidhur me të dhënat e zgjedhjeve Ristani ka pranuar humbjen.
“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar.
Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht.
Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon,” shkruan Ristani në Facebook.