Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës e dënoi serinë e metodave të cilat shfrytëzohen që të bëhet ndikim politik ndaj gazetarëve – duke filluar prej kanosjeve fizike dhe arrestit deri në frikësimin dhe shqetësimin e redaktorëve dhe gazetarëve, më shumë presionit psikologjik drejtuar nxitjes së vetëcensurës ose vënien e mediave kritike jashtë biznesit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në rezolutën e bazuar në raportin e Stefan Shennah (Austri, Socialist), për ndikimin politik ndaj mediave të pavarura dhe gazetarëve, Kuvendit thotë se rrethimi i ri digjital shkakton ndryshime të thella në industrinë mediale, që ka efekt t’i bëjë mediat më të nënshtruara ndaj ndikimit politik.

Deputetët bënë thirrje për transparencë më të madhe të atyre që posedojnë kompani mediale, si dhe miratimin e serisë së masave mbrojtëse për ruajtjen e pavarësisë së mediave të servisit publik dhe ndryshimin e ligjeve të cilat mund të kenë “efekt frikësues” ndaj gazetarëve – duke i përfshirë edhe ligjet për siguri nacionale, terrorizëm dhe shpifje.

Në raportin e Shenah, por jo edhe në rezolutë, në një vend përmendet edhe situata në Republikën e Maqedonisë me mediat, duke e pasur parasysh se ai e njeh mirë gjendjen me vizitat e shpeshta në vend në cilësinë e anëtarit të delegacionit monitorues të APKE-së.

Proliferimi i mediave të reja metodat e shfrytëzuara për zbulimin e aferave politike, zakonisht të lidhura me raste kriminale dhe me raste të korrupsionit, e vuri në pikëpyetje gatishmërinë e elitave politike për të krijuar kornizë juridike për mbrojtjen e informatorëve. Deputeti austriak këtu e jep shembullin me Maqedoninë.

“Në fillim të vitit 2015, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” u godit prej një skandali të madh me përgjimin në të cilin është implikuar edhe kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe anëtarët e kabinetit të tij, të cilët siç thuhet kanë kryer keqpërdorim të rëndë të pushtetit. Edhe pse janë bërë përpjekje për sjelljen e ligjeve për mbrojtjen e informatorëve nga parlamenti, ata nuk arritën”, thotë Shenah.