Fatos Klosi me njerëzit e tij e kanë humbur rrugën në oborr, sepse kanë kultivuar këtë lidhje me persona të dyshimtë dhe bashkëpunëtorë të dëshmuar të shërbimit maqedonas!
Nga Dashamir Gjinkalli
Në një letër për Kryetarin e OVL të UÇK në IRJM Fazli Veliu, bashkëpunëtori i shërbimit maqedonas Hamdi Ndrecaj zbulon një detajë : “Ne ju treguam se kemi informata të sakta nga ish SHIK-u i Shqipërisë, dhe njerëz të Fatos Klosit, që vëllau juaj…”
Nuk do të hyj në koment mbi karakteristikat e letrës së Ndrecajt, shokut më i mirë i agjentit të shërbimit maqedonas Shenasi Mehmetit.
Çka më shqetëson është se njerëzit e “super-atdhetarit” Fatos Klosi, ky klaun i mass-medias shqiptare, kanë lidhje me këtë njeri (Ndrecaj) që është dëshmuar me mjete operative se është bashkëpunëtor i DBK-së!
Kjo nuk është hera e parë kur dyshoj se njerëzit të Fatos Klosit kanë lidhje me persona të dyshimtë që mund të kenë lidhje me shërbimin maqedonas, p.sh. Idriz Sinani (!).
Unë nuk e besoj se Fatos Klosi han bar e nuk është në gjendje të përcaktojë kush bashkëpunon me shërbimin maqedonas!
Por ky Fatos Klosi me njerëzit e tij e kanë humbur rrugën në oborr, sepse kanë kultivuar këtë lidhje me persona të dyshimtë dhe bashkëpunëtorë të dëshmuar të shërbimit maqedonas!
Kjo përbën antologjinë e tradhtisë, sepse nga një anë Klosi sulmon Drejtorin aktual i SHISH dhe nga ana tjetër mban lidhje me njerëz që bashkëpunojnë me shërbimin maqedonas.
Pyetjen që duhet ta analizojë shërbimi shqiptar është: nëse sulmet mediatike të Klosit e dekonspirimet e tij mbi rolin e SHISH në luftën e Kosovës të vitit 1999, janë rezultat i këtij bashkëpunimi të dyshimtë dhe ta vëjë para drejtësisë në rast se dëshmohet këtë gje…