Turqia negocion me Rusinë për kushtet e marrëveshjes për furnizimin e sistemeve raketore kundërajrore C-400, kumtoi drejtori i kompanisë ruse për eksportimin e teknikës ushtarake “Rosoboroneksport”, Aleksandar Mihev.

“Turqia me të vërtetë shfaq interesim të madh për sistemet kundërajrore raketore me rreze të mëdha veprimi. Tani janë duke u udhëhequr negociata për marrëveshjen”, theksoi Mihev.

Ai theksoi se nuk ka problem me kompatibilitetin e sistemeve ruse me ato që tashmë i shfrytëzon armata turke.

Mihev përmendi se Greqia prej kohësh disponon me sisteme kundërajrore ruse C-300 dhe më pas nuk ka kurrfarë problemi me përdorimin e tyre.

Më 1 qershor presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi se Rusia është e gatshme t’i dërgojë sisteme raketore kundërajrore C-400 Turqisë.

Paraprakisht, siç njofton TASS, kjo temë u shqyrtua gjatë bisedimeve më 3 maj midis Putinit dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.