I ftuar në studion e emisionit të ‘Të Paekspozuar’, analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, arritur me 18 maj.

Bushati thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është shantazhuar për të pranuar marrëveshjen.

“Ai u fut në disa pirueta ku në çadër beri radikalin dhe doli nga çadra dhe bëri pulën. Deri këtu themi Lulzim Basha i shkreti i paaftë kaq dinte kaq bëri. Berisha e mbante nën tutelë Bashën. Fakti që Berisha që të hiqeshin që të gjithë bashkëpunëtorët e tij  pranoi gjithë atë marrëveshje. Nga ana tjeter Berisha bashke me djalin e tij u paraqiten ne komisionin hetimore.

Unë kam një hipotezë është sepse kjo gjë është prishur sepse Sali Berisha është kapur peng. Prandaj Sali Berisha po përjeton se si po i shkrihet PD para sysh dhe se Basha do të shkojë në koalicion me Ramën dhe Berisha do të votojë për Ramën kryeministër.”, -tha Bushati.