Ekspertët në debatin e mbrëmshëm në emisionin “Rruga drejt..” shprehën rezerva mbi punën e Prokurorisë Speciale dhe qasjen e saj selektive lidhur me rastet e dyshuara për shpërdorim detyre. Veç kësaj, Naser Zyberi shpreh doza kritike edhe ndaj LSDM-së gjatë publikimit të bombave duke kursyer zyrtarët e BDI-së ndërsa sa i përket Prokurorisë Special veçon rastin e fundit kur pa një analizë të duhur nxori dokumentin për pastërtinë e ministrave të rinj në kohën kur vetëm 20 për qind e bombave janë përgjuar. Edhe analisti Xhelal Neziri thotë se ekziston përshtypje për qasje selektive të Speciales.
“Mendoj se ishte hap i gabuar edhe i kryeministrit, por edhe i Prokurorisë Speciale paraqitja e kërkesës dhe dhënia e shpejt e përgjigjes se a ka nga anëtarët e kabinetit anëtar të kabinetit nën hetime të Prokurorisë Speciale për arsyeje se vet nga Prokuroria Speciale thonë se vetëm 20 për qind e propozimeve deri më tani janë përpunuar dhe dëgjuar. Nga këtu shtrohet pyetja se prej nga guximi i prokurorisë që të jep përgjigje se asnjë nga anëtarët e qeverisë nuk janë nën hetime kur edhe 80 për qind e përgjimeve nuk janë dëgjuar dhe nuk e dimë se çfarë do të del nga to”, deklaroi Juristi Naser Zyberi.
“Percepcioni se ka një qasje selektive ndaj BDI-së dhe VMRO-së mendoj se është i bazuar, por duhet të kemi parasysh se fakti se nga bisedat që u publikuan nga ana e opozitës ne nuk dimë se çfarë përmbajnë ato biseda mbase as Specialja nuk ka arritur gjitha ti dëgjojë. Nuk kishte shumë raste eksplicite të keqpërdorimeve në përjashtim të Ministrisë Shëndetësisë, të rastit me provizionin e autostradës që ndërtohet Kërçovë – Ohër”, deklaroi analisti politik Xhelal Neziri.