Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vllahutin vizitoi disa qendra votimi në Qarkun e Elbasanit për të parë ecurinë e votimit.
Vllahutin mësohet se ka qenë e pranishme në një qendër ku u raportua se shpërndaheshin para në këmbim të votës.
Mësohet se Vlahutin ka kërkuar që njerëzit që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit.
“Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu,” është shprehur ajo.