Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Rezultatet janë përfundimtare si për parti politike, po ashtu dhe për kandidatët për deputetë.

Sipas këtyre rezultateve kandidati më i votuar është i nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.

Kurti ka marr 143.642 vota.

Pas tij është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli me 129.818 vota.

Ndërsa, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka marr rreth 101.994 mijë vota. Ai ka më pak vota se dy të nominuarit tjerë për kryeministër, Albin Kurti e Avdulla Hoti.

Avdulla Hoti i nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marr 115. 658 vota.

Fatmir Limaj që është kryetar i Nismës ka marrë 31.411 vota.

Votat e liderëve të partive politike dhe të nominuarve për kryeministër:

Albin Kurti  143.642 vota

Kadri Veseli  129.818 vota

Avdulla Hoti  115. 658  vota

Ramush Haradinaj 101.994 vota

Fatmir Limaj 31.411 vota.