Rreth 600 ndërtesa në të gjithë Anglisë janë duke përdorur një veshje të jashtme të ngjashme me atë të kullës që u përpi nga flakët në Londër.
Njoftimi është bërë nga qeveria britanike mesditën e sotme.
Kullat rezidenciale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë duke u kontrolluar pasi zjarri i fuqishëm në Londër, la 79 të vdekur dhe dhjetëra të humbur që mendohet se kanë vdekur po ashtu.
Tri mostra nga ndërtesa kanë zbuluar se veshja e jashtme është e “djegshme” dhe zëdhënësja e këshillit të zonës u shpreh se kjo ishte një “çështje urgjente’ që duhet t’u tregohej banorëve.
Kryeministrja britanike Theresa May tha se të gjitha autoritetet lokale përgjegjëse për banesat ishin njoftuar.
Lajmi erdhi pasi shefi i Këshillit të zonës ku ndodhej kulla e djegur dha dorëheqjen pas kritikave.
Duke folur në Parlament, May tha se “ishte e drejtë” që shefi ekzekutiv i Këshillit, Nicholas Holgate, të largohej .