Kivanc Tatlitug ka folur për mediat turke rreth paraqitjes në serialin “Cesur ve Guzel”. Aktori ka zbuluar një fakt interesant gjatë skenave të aktrimit në seria, të cilin aspak nuk e pëlqen.

Në fakt, Tatlitug, i cili kohë më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare, ka deklaruar se nuk i pëlqen fakti që duhet ta puth në gojë kolegen Tuba Nuyukustun, e cila luan rolin Seyhanit, transmeton Telegrafi. “Nuk më pëlqen fakti se duhet ta puth mikeshën time. Por, ky është profesioni ynë”, ka thënë ndër të tjerash aktori.

Ndryshe, Tatlitug vitin e kaluar kurorëzoi me martesë lidhjen e gjatë me Basak Dizer gjersa Tuba është shkurorëzuar së fundi prej Onur Saylakit gjersa ka filluar romancën me biznesmenin Umut Evrigen.