Përsëri është aktivizuar zjarr në deponinë afër Strugës. Qytetarët pretendojnë se sot tashmë mund të shihen flakët e mëdha dhe tymi që ngrihet nga lokacioni.
Autoritetet kompetente premtojnë se do të përpiqen ta shuajnë zjarrin, dhe pastaj do të kërkohet zgjidhje për problemin, përcjell TetovaSot.
Një javë më parë u shua zjarri i madh që përfshiu deponinë dhe që mbeti aty disa ditë dhe ndoti ajrin në qytet.
Qytetarët kërkojnë zhvendosjen e deponisë.