Një aksident që ka ndodhur sot pasdite në rrugën lokale Strimnicë – Çellopek, kanë mbetur të lënduar disa persona.
Sipas lexuesit të portalit TetovaSot që ka dërguar fotot nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy makina me targa të Tetovës.
Nga përplasje mes makinës ‘Hyundai Sonata’ dhe makinës ‘Opel Astra’ janë lënduar lehtë tre persona.
Makina e e tipit Opel Astra përfundon jashtë rrugës vetëm me dëme materiale.
Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet më aksidentin./TetovaSot